Tirana, Shkodra dhe Durrësi janë ”vatra të nxehta” të Covid-19
Mbi 25 mijë raste aktive nga Covid-19 janë në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë. Epidemiologia Eugena Tomini, rendit të tjera qytete që mbajnë aktualisht peshën më të madhe të prekjeve nga Covid-19.
”Është Durrësi dhe Shkodra. Janë bashki apo qarqe që mbajnë peshën e pozitivitetit në vend. Më pas Fieri e pasuar nga Vlora, por ndërkohë Elbasani dhe Berati janë vërë re që kanë pasur vatra në institucione apo vatra familjare, që janë evidentuar të paktën në javën që lamë pas”,-tha Tomini.
Numri i lartë i popullsisë në këto qytete krijon mundësinë për kontakte të ngushta dhe të pashmangshme. Nga ana tjetër, Tomini sqaron se në 2 javët e fundit infektimet numri më i lartë i infektimeve i përket grupmoshave 25 deri 34-vjeç, si dhe 15-25-vjeç. Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të dyshuar si për virusin e ri të Covid-19.