Tirana siguron shkollat, merren masa për kontrollin e qarkullimit

Viti i ri shkollor e gjen kryeqytetin me masa të shumta të sigurisë në rrugë edhe në ambientet e brendshme të shkollave fillore e të mesme.

Në një dalje për mediat, drejtori i përgjithshëm i Policisë Bashkiake Ermal Kapllani bëri të ditur se gjithçka është në kontroll duke siguruar nxënës, prindër e qytetare se ditën e hënë, e cila përkon edhe me ditën e parë të shkollës, çdo pikë do të jetë e mirëmenaxhuar.

Ermal Kapllani: “Shërbimet tona janë instaluar në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe po marrim masa kryesisht ndaj mjeteve që shkelin sinjalistikën rrugore të vendosur me urdhër të kryetarit të bashkisë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapllani bëri thirrje për të gjithë qytetarët që të minimizojnë lëvizjet me automjetet dhe të përpiqen të gjejnë mjete alternative për të lehtësuar qarkullimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ermal Kapllani: “Të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur orarin e kufizimit të lëvizjes së mjeteve, nga ora 07:00 deri në orën 09:00. Qëllimi është që duke shmangur trafikun nxënësit e shkollave të arrijnë orën e parë të mësimit.”

Siguria e nxënësve do të kenë vëmendje të veçantë, duke kontrolluar edhe shitësit ambulantë.

Ermal Kapllani: “Në çdo institucion shkollor shitës të palicencuar apo ambulantë nuk do lejohen në afërsi të shkollave për të ofruar produktet e tyre të pakontrolluara.”

16 shtatori shënon ditën e parë të shkollës për vitin 2019-2020 ku vetëm në kryeqytet pritet të nisin klasën e parë rreth 7 mijë fëmijë.

RTV Ora - Tirana siguron shkollat, merren masa për kontrollin e qarkullimit

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?