Tirana solidarizohet me Ukrainën, kryeqyteti mbushet me simbolet në favor të paqes në Ukrainën

Tirana dhe qytetarët e saj vijojnë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj të cilët prej një muaji janë duke vuajtur agresionin rus. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga muralja më e re në kryeqytet, ku është pikturuar një i ri me simbolet e flamurit ukrainas teksa gjuan me llastiqe. Në vend të gurit, artisti kryeqytetas në mënyrë simbolike ka vendosur trëndafil, duke përcjellë mesazhin e paqes.

Pas emërtimit të rrugës “Ukraina e lirë” dhe vendosjes së flamujve në shtyllat e ndriçimit, Bashkia e Tiranës ka lyer dhe trotuaret pranë ambasadës serbe dhe ruse me ngjyrat e flamurit ukrainas. Kujtojmë që në këtë rrugë ndodhet dhe selia e Ambasadës Ruse si dhe ajo e Serbisë.

Në kryeqytet ka nisur një fushatë sensibilizuese nga Bashkia e Tiranës për grumbullimin e ndihmave në mbështetje të popullit ukrainas që po përballet prej ditësh me agresionin rus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç organizimeve për mbledhjen e kontributeve, kanë qenë të shumtë qytetarët që individualisht kanë ofruar ndihma monetare, ushqime apo edhe veshje. Të gjitha e ndihmat e mbledhura dërgohen në mbështetje të popullsisë civile ukrainase të prekur nga agresioni rus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?