Tirana vijon fushatën, aksion humanitar për 80 familje në Ndroq
Tirana, sikundër të gjithë aktorët e futbollit në vend, është e angazhuar maksimalisht në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Klubi bardheblu do të shpërndajë ndihma për 80 familje në nevojë në zonën e Ndroqit, ndërsa premton se aksioni nuk do të ndalet këtu
Postimi i Tiranës
“Klubi i Futbollit Tirana ka vijuar fushaten humanitare duke nisur sot drejt Ndroqit nje numer te madh ndihmash per 80 familje ne nevoje. Nje grup pune bardheblu, ka trokitur ne dyert e shtepive te rrezikuara per te dhuruar dysheke, batanije, veshje, ushqime dhe materiale higjenike per familjet ne nevoje.
Ne nuk do ndalemi. Me shume se nje klub futbolli. Ne jemi Tirona!”