Tiranë, 4 gra dhunohen në familjet e tyre, i merr policia në mbrojtje

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar vetëm në 48 orët e fundit nga policia e Tiranës. Ndaj të dëmtuarave është lëshuar urdhër mbrojtje i menjëhershëm.

Konkretisht, tre gra, L. R., 43 vjeç, T. A., 40 vjeç, dhe Sh. H., 54 vjeç janë marrë në mbrojtje nga policia pas dhunës fizike dhe psikologjike që kanë ushtruar bashkëshortët e tyre.

Ndërsa një 26-vjeçare ka rënë pre e dhunës psikologjike të kunatës së saj, L. A., 31 vjeç. Edhe ndaj saj policia e Tiranës ka lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

SHKARKO APP