Tiranë/ 60-vjeçarja gjendet e pajetë në makinë pas problemeve shëndetësore

Një 60-vjeçare humbi jetën sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Laknas, ku viktima e identifikuar si shtetasja S. Gj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?