Tiranë, braktisen 128 makina

Në aksionin e fundjavës, policët rrugorë të Tiranës bënë edhe bilancin e automjeteve të braktisura, ku rezultojnë 128 makina të tilla. Ndërkaq, 88 drejtues mjetesh janë gjobitur për mosrespektim të semaforit dhe një shofer u arrestua sepse i ofroi para rrugorit.

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar 128 makina të braktisura dhe spostoi 25 prej tyre. Në aksionin që zhvilluan këtë fundjavë, rrugorët dolën në përfundimin se ka dyshime të forta se këto automjete nuk kanë pronar, pasi edhe më herët janë lënë njoftime për largimin e makinës. Nga ana tjetër janë ushtruar kontrolle për semafor të kuq në rrugë si “Dritan Hoxha, “Konferenca e Pezës”, etj, ku policia rrugore ndëshkoi me gjobë 88 shoferë.

Më tej, u arrestua 49-vjeçari me inicialet E.L, sepse i ofroi para një rrugori që e kishte ndaluar për mosrespektim të semaforit. Nisur edhe nga aksidentet me pasoja të rënda, Policia Rrugore vazhdon të bëjë thirrje për vendosjen e rripit të sigurimit, moskonsumomin e alkoolit në timon dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?