Tiranë, brenda 1 viti u arrestuan 588 shtetas të kërkuar

Policia e Tiranës me synim parandalimin e ngjarjeve kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprat penale me vendim gjykate, me urdhër të prokurorisë apo të shpallur në kërkim policor, brenda një viti ka bërë të mundur kapjen e 588 shtetas të kërkuar, ndërkohë qe krahasur me një vit më parë janë kapur 225 persona më shumë.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurte për qytetarët, nga Policia e Tiranës janë marrë masash tekniko- organizative të  strukturave të sektorëve të hetimit të krimit dhe komisariateve të Policisë.

Në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë është  rritur numri i informacioneve, referuar shifrës prej 40425 telefonata.

Ndërkohë që janë evidentuar 276 raste  për armëmbajtje pa leje.

Policia e Tiranës kërkon bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve për të bashkëpunuar për transmetimin e informacioneve dhe problematikave të cilat kanë të bëjnë me marjen e masave për sigurinë publike, jetës dhe pronës, në çdo rast duke ruajtur anonimatin.

SHKARKO APP