Tiranë, dy roje private përleshen me thika, dërgohen në spital të plagosur
Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.
Policia thotë se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën dytësore Tiranë -Vorë, në ambientet e një biznesi privat.
Në konflikt janë përfshirë dy punonjë të një kompanie të shërbimeve private të ruajtjes dhe sigurisë A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç, të cilët kanë përdorur mjet prerës thikë”.
Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

