Tiranë, e godet me biçikletë dhe konfliktohen fizikisht, përfundon në spital 58-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme te zona e 9-katsheve në kryeqytet, ku një person nga goditur nga një tjetër me biçikletë dhe më pas janë konfliktuar.

“Rreth orës 15:40, tek 9-katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe më pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim.” – njofton policia.

Shtetasi R.C., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 3 për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë zonë është problem kalimi i ciklistave, pasi rruga e biçikleta bllokohet shpesh nga kalimtarëve edhe nga fakti që bashkia ka vënë disa stacione urbanësh, ku grumbullohen njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?