Tiranë/Eksplozivi shpërthen kur çifti hap derën, shkak…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka ndodhur në Mëzezë të Tiranës.

Bëhet me dije se lënda eksplozive ka shpërthyer në një shtëpi private, e ku si pasojë janë plagosur rëndë burrë e grua. Persona të paidentifikuar kanë vendosur më shumë se 100 gr eksploziv.

Ky shpërthim dyshohet se ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme mbi pronësinë. Policia e Tiranës po punon për të zbardhur ngjarjen dhe kush janë autorët e kësaj vendosjes së eksplozivit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?