Tiranë, lirohet një tjetër hapësirë publike nga shitësit e makinave

Bashkia e Tiranës u ka rikthyer qytetarëve të Tiranës një tjetër hapësirë publike. Bëhet fjalë për një shesh në zonën e Kinostudios, i cili ishte zaptuar dhe ishte kthyer në një treg automjetesh të vjetra, duke iu mohuar qytetarëve mundësinë për tu çlodhur dhe për të kaluar kohën e lirë.

Menjëherë pas kësaj Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur projektimin dhe sistemimin e zonës për ta kthyer atë në një kënd çlodhës dhe argëtimi.

Nisma e Bashkisë së Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara dhe vënien në funksion të tyre për qytetarët është fokusuar jo vetëm në qendër, por edhe në periferi të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?