Tiranë, mbi 100 raste në 3 muaj në polici të grave të dhunuara

Rastet e dhunës në familje po rriten në mënyrë dramatike në Tiranë. Rreth 159 urdhera mbrojtje janë lëshuar nga gjykata e Tiranës vetëm në tre muaj, Maj, Qershor, dhe Korrik.

Statistikat e tre muajve të fundit tregojnë se rreth 128 gra kanë denoncuar në polici dhunën në familje.

Të dhënat e policisë flasin për 51 të arrestuar, bashkëshortë të denoncuar për dhunë sistematike.

Një pjesë e mirë e grave denoncojnë për herë të dytë. Pavarëisisht se janë të pajisura me një vendim gjykate, dhuna ndaj tyre nuk është ndërprerë.

Zyrtarë të Policisë së Tiranës, thonë se nga viti në vit numri i grave që u drejtohen autoriteteve të policisë për të denoncuar dhunën në familje është 3-fishuar.  

Shifrat më alarmante u shënuan në vitin 2013. Gjykatat lëshuan mbi 500 urdhra mbrojtje për rreth 700 denoncime në polici. Dramatike janë shifrat e dhunës me pasojë vdekjen. Viti 2014 u mbyll me një bilanc dramatik me 11 viktima.

SHKARKO APP