Tiranë, nëna braktis foshnjën 1 muajshe në mes të rrugës
Një foshnjë e braktisur u gjet gjatë natës para një pallati në rrugën “Arkitekt Sinani” në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se foshnja është vetëm një muajshe, e paidentifikuar. Ajo u gjet para një pallati dhe u dërgua menjëherë në maternitetin “Koço Gliozheni” për kujdesin e nevojshëm.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 11.10.2016, në rrugën “Arkitekt Sinani”, para një pallati, është gjetur një foshnje rreth 1 muajshe, e braktisur e paidentifikuar. Foshnja u dërgua në Maternitetin “Koço Gliozheni”.”
KOHA JONË SONDAZH

