Tiranë/ Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”

Ka nisur me intensitet dorëzimi i kutive të votimit për njësinë administrative nr. 5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, e cila shërben si qendër numërimi për këtë zonë.

Procesi i transportit dhe dorëzimit të kutive po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar, nën vëzhgimin e komisionerëve dhe forcave të rendit.

Numërimi i votave në njësinë nr.5 pritet të nisë menjëherë pas mbërritjes së të gjitha materialeve zgjedhore, me përfshirjen e komisionerëve të të gjitha forcave politike dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i numërimit në këtë zonë do të jetë vendimtar për balancat zgjedhore në Tiranë, duke marrë parasysh peshën e madhe elektorale që përfaqëson njësia nr.5.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?