Tiranë, një i arrestuar pas konfliktit me thika tek ish-Ekspozita
Aktualitet E Mërkurë, 21 Prill 2021 10:45
Policia e Tiranës ka identifikuar autorët e konfliktit me thika në një pikë bastesh sportive pas ish-Ekspozitës, që ndodhi ditën e dielë.
Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar Franc Barçin, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale K.H, 24 vjeç.
Si pasojë e konfliktit, mbeti i plagosur 25-vjeçari me iniciale A.F.
I riu u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

