Tiranë, një person merret peng afër shkollës “Bajram Curri”
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Nje person është rrëmbyer forcërisht në makinë nga disa persona të cilët më pas janë larguar. Pas ndjekjes nga policia, është bërë e mundur lokalizimi i rrembyesve dhe lirimi i pengut, Ylber Kera 39-vjeç. Në pranga kanë rënë dhe tre persona që kryen rrëmbimin.
Ngjarja
Policia informoi për ngjarjen e ndodhur pranë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë, rreth orës 12:00.
Personi i rrëmbyer është identifikuar si Ylber Kera 39 vjeç. Ka qenë vetë fëmija i mitur i cili ishte nën shoqërinë e të atit, i cili ka dhënë këtë dëshmi në polici
“Më datë 09.01.2016, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, një shtetas me iniciale Y. K, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilet ishin duke udhëtuar me nje mjet tip Benz. Sipas deklarimeve të fëmijës në Polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marre me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar.