Tiranë, përmbytje dhe mungesë solidariteti (VIDEO)
Rrebeshi i furishëm i breshërit që pushtoi sot pasdite kryeqytetin, shkaktoi përmbytjen e pothuaj të gjitha rrugëve kryesore dhe dytësore. Madje edhe lumi Lana doli nga shtrati duke e bërë akoma më të vështirë situatën jo vetëm për makinat por më së shumti për këmbësorët.
Por a janë solidarë shqiptarët në të tilla raste fatkeqësish natyrore? Video në fjalë na tregon që fatkeqësisht kjo nuk është e vërtetë.
Kështu në rrugën “Siri Kodra” një zotëri me biçikletë është bllokuar në mes të rrugës, jo vetëm nga sasia e madhe e ujit poshtë këmbëve të tij, por edhe nga papërgjegjshmëria dhe mungesa e solidaritetit e shoferëve, të cilët jo vetëm që nuk presin sa të kalojë, por madje edhe e lagin.
KOHA JONË SONDAZH

