Tiranë, plagoset me armë biznesmeni te Komuna e Parisit

Një biznesmen 56-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit në Tiranës.Biznesmeni me inicialet L.K është transportuar në Spitalin e Traumës. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia thanë për mediat se biznesmeni është plagosur nga persona ende të paidentifikuar pranë banesës së tij.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit në rrugën “Merdar Shtylla”, ku i plagosur mbeti ndërtuesi Lulzim Kazani 56-vjeçar.

Autorët e kësaj ngjarje ende nuk janë identifikuar nga policia e kryeqytetit, por dyshohet që pas plagosjes të fshihet një konflikt pronësie.

Bëhet fjalë për një konflikt që të afërmit kanë me biznesmenin Lulzim Kazani, pasi ky i fundit ka marrë në dorëzim pronat e disa anëtarëve të fisit për të ndërtuar pallate.

Mos dakordësia mes tyre duket se është bërë në ndarjen e parave apo të apartamenteve që ndërtuesi Kazani i ka premtuar të afërmve të tij. Këto detaje bëhen të ditura për policinë nga bashkëshortja e biznesmenit, pasi 56-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr trajtim mjekësor. Burime nga bluzat e bardha thanë se biznesmeni e ka marre vetem nje plage ne dore.

SHKARKO APP