Tiranë, pranga kryefamiljarit që i vinte zjarrin banesës së tij
Ka përfunduar në pranga 63-vjeçari që i vinte zjarrin banesës së tij.
Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Xhevdet Goxharaj, në mënyrë të përsëritur dyshohet se i vinte flakën shtëpisë së tij, duke vënë në rrezik kështu jetën e tij por dhe familjarëve.
Sakaq, të njëjtat burime theksuan se nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të çuditshme, ndërsa vijojnë hetimet. Materialet në ngarkim të tij do t’i përcillen prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
KOHA JONË SONDAZH

