Tiranë, Prishet krushqia, vritet me armë zjarri burri, plagoset bashkëshortja.

 

Që prej mëngjesit të së dieles, mbi 150 forca policie dhe ato te ndërhyrjes së shpejtë janë vënë në kërkim të Altin Alukut.

35 -vjecari, është autori i nje vrasje dhe një plagosje. Rreth ores 08:30 të mengjesit, në lagjen 17 Maji, ne zonën e quajtur Kashar-Koder, fqinjët do të ishin dëshmitarë të një skene të llahtarshme.

Një debat mes ish-dhëndrit dhe vjeherrit, degjeneroi në një  skene krimi. Lutfi Xhaferri 56 vjeçar gjeti vdekjen ndërsa bashkëshortja e tij Naime Xhaferri, 55 vjece, arriti ti shpetoje plumbave. Plaget e marra në dore nuk e kanë vënë jetën e saj në rrezik.

Vetëm pak kohë pas krimit, policia tha se shkaqet lidhn me prishjen e një kurore. Viktima dhe autori kishin lidhur më parë krushqi. Vajza e  familjes Xhaferri, me parë e fejuara e autorit, ishte larguar drejt Italisë me një tjetër djalë të zgjedhur nga familja.

Kaq ka mjaftuar që ish dhëndri të shfaqet në derën e shtëpisë se ish-vjeherit për të kërkaur llogari.

Operacioni për kërkimin dhe arrestimin e tij është shtrirë në një terren të vështirë, pasi zona ku mendohet se fshihet Altin Aluku është thuajse e panjohur për policinë.

Vetëm pak orë pas shpalljes në kërkim policia e Tiranës ofroi dhe një shpërblim prej 5 mijë eurosh për cdo inforamcion që do të jepet nënumerin 129.

SHKARKO APP