Tiranë, sekuestrohet eksploziv arrestohen dy persona/VIDEO

Policia e Tiranës ka sekuestruar mbrëmjen e sotme 11 kallëpe me lëndë eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë.

Blutë vunë gjithashtu në pranga dy persona për posedimin e kësaj sasie lënde eksplozive. Të arrestuarit janë Ndue Bushati 27 vjeç nga Mamurrasi dhe Maliq Lika 24 vjeç nga Laçi.

Arrestimi i tyre erdhi pasi në vendin e njohur si “Kthesa e Valiasit”, pranë një karburanti,  efektivët e policisë kanë konstatuar Ndue Bushatin, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvizjet e këtij personi kanë qënë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi të qeses, 11 kallëpe me lëndë eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga marrja në pyetje ky person, konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, nga Maliq Lika, i cili i kishte porositur ta dërgonte në Tiranë.

Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e këtij personi, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 fishekë, model 56.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Report TV - Tiranë, sekuestrohet eksploziv arrestohen dy persona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?