Tiranë, shkrumbohet automjeti i parkuar, dyshohet për eksploziv

Një makinë e parkuar ka marrë flakë mëngjesin e së shtunës në lagjen Kombinat të Tiranës.
Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një sasie eksplozivi, të vendosur poshtë automjetit, tip “Fiat”, me targë “AA 021 HD”. 
Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat xheniere dhe ato të policisë. 
Nga të dhënat e para rezulton se nga incidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

SHKARKO APP