Tiranë, “The Walker”, kap në flagrancë dhe vë në pranga një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri, pistoletë

Policia e Shtetit përmes një postimi në mediat sociale ka bërë me dije se në Tiranë unifromat blu kanë finalizuar operacioni policor i koduar “The Walker”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë.
32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?