Tiranë/ Tritoli në biznesin e kozmetikës lë pa energji pallatin

Një shpërthim tritoli ka tronditur banorët e kryeqytetit pak pas mesnate në rrugën “Sami Frashëri” afër sheshit Willson.

Lënda plasëse u hodh në derën e një biznesi kozmetik që ishte marrë me qira, ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me një sasi të madhe tritoli, kjo dhe pas dëmeve të shkaktuara jo vetëm në ambientin e dyqaneve, por edhe në pallat, i cili mbeti pa drita për shkak të shpërthimit.

Biznesi i regjistruar në emër të Enisa Pirollit kishte rreth katër muaj që funksiononte, ndërsa e reja e pyetur në polici tha se nuk kishte pasur asnjëherë probleme me persona të tjerë lidhur me aktivitetin e saj.

Policia sekuestroi kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar momentin se si një i ri i veshur me të zeza dhe kapuç ka vënë tritolin dhe është larguar me një mjet tip golf 6 ngjyrë të zezë.

SHKARKO APP