Tiranë, vendosen tre gjobat e para për urinim në publik

Bashkia e Tiranës e ka seriozisht! Pas publikimit të shtatë masave për një qytet të pastër, Policia Bashkiake ka gjobitur sot paradite tre qytetarë, të cilët zgjodhën sërish urat e Lanës në bulevard për të urinuar.

Me sa duket, ata nuk kanë marrë seriozisht paralajmërimin e kryebashkiakut Veliaj për gjobitjen e atyre që vandalizojnë hapësirat publike dhe janë kapur nga punonjësit e policisë bashkiake. Mbi shtetasit A.P, F.M. dhe B.P. u aplikua gjoba prej 50 mijë lekësh.

Vetëm dy ditë pas daljes së masave të Bashkisë së Tiranës, duket se po jepen edhe efektet e para te qytetarët për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Ndërkohë, në vendin që u kapën këta qytetarë duke urinuar, vetëm disa metra larg, Bashkia e Tiranës kishte vendosur banjo të lëvizshme, për kryerjen e nevojave personale. Madje, njëri nga qytetarët u kap duke urinuar në urën pranë Parkut Rinia, vetëm 50 metra larg banjos publike të vendosur nga Bashkia e Tiranës.

SHKARKO APP