Tiranë, vjedhjet në shtetrrethim, u regjistruan 73 raste vjedhjesh
Policia e shtetit është planizuar për të monitoruar situatën e krijuar nga rreziku i përhapjes së COVID-19, ku nuk mungojnë pikat e kontrollit por dhe patrullimet e efektivëve.
Pavarësisht pranisë së shtuar të policisë, personat me tendenca kriminale kanë vijuar të kryejnë vepra penale.
Një prej veprave penale që nuk ka munguar që prej nisjes së shtetrrethimit ka qenë tendenca për kryerjen e vjedhjeve.
Vjedhjet të cilat janë regjistruar që prej nisjes së shtetrrethimit i përkasin sektorëve të ndryshëm, por konkretisht janë vjedhje me dhunë, të banesave, njësive tregtare por dhe vjedhje të sendeve me vlerë, si telefona celular apo dhe kabuj elektrik.
Disa prej rasteve që janë zbuluar kanë qenë vjedhje pijesh në lokale, apo fruta perimesh në njësitë tregtare. Disa prej këtyre rasteve janë kryer nga persona të pastrehë.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 73 raste vjedhjesh në total, ku 49 prej tyre apo rreth 70% janë identifikuar autorët. Kështu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 19 banesa të vjedhura, 12 prej të cilave janë zbuluar autorët, 15 lokale dhe tregje, ku janë zbuluar 10 prej tyre.
Gjithashtu janë evidentuar dhe dy vjedhje me dhunë, ku për njërin rast janë identifikuar autorët.
Për sa i përket rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë, në tiranë janë regjistruar 37 raste, ku 26 prej tyre janë zbuluar.
Gjatë kësaj periudhe kanë munguar vjedhjet e automjeteve, pasi nuk është regjistruar asnjë rast, kjo nisur dhe nga fakti i ngritjes së pikave të kontrollit në rrugë.
Vjedhjet në karantinë:
2 vjedhje me dhune , 1 zbuluar
19 vjedhje banese, 12 zbuluar
15 lokale e tregje, 10 zbuluar
37 vjedhje sendesh me vlerë
26 prej tyre janë zbuluar
0 raste të vjedhjes së automjeteve