Tiranë, vrasje për hasmëri në Kashar

Një vrasje për hasmëri ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Kasharit. Shtetasi Skënder Aluku u vra nga Bujar Xhaferri, i cili u arrestua më pas.

Krimi ka lidhje me një tjetër vrasje të ndodhur në mesin e vitit 2015, për të cilën Altin Aluku, djali i viktimës, u dënua me 35 vite burg për shkak se kishte vrarë Lutfi Xhaferin, vëllain e autorit të vrasjes së sotme.

Vrasjet erdhën pas një krushqie të prishur mes dy familjeve. 39-vjeçari që sot ndodhet në burg qëlloi dhe vrau ish-vjehrrin e tij.

Policia në të dyja rastet ka kapur menjëherë autorët e vrasjeve, të cilat vazhduan edhe pse autori i vrasjes së parë u dënua me burgim të rëndë.

SHKARKO APP