Tiranë/Qëllohet me bombë molotov kryeministria
Një bombë molotov është hedhur në drejtim të kryeministrisë dhe në pranga është vënë një person.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme. Burime nga policia thanë për SYRI.net se në pranga është vënë Arjan Peshtanaku, 25 vjeç.
Ai është arrestuar nga garda dhe më pas i është dorëzuar policisë.
I pyetur se cili ishte motivimi i veprimit të tij, Peshtanaku është shprehur se hodhi shishen e benzinës në drejtim të Kryeministrisë, pasi është i mërzitur me shtetin që nuk i zgjidh problemet.
“Qëllova pasi shteti nuk më zgjidh hallet”, është shprehur përpara policisë 25-vjeçari, i arrestua dje.
I riu nga Fieri do të akuzohet për shkatërrim prone me dashje.

