Tiranë/Stuhia ‘shkul’ strehën e ballkoni (VIDEO)
Rrugë të përmbytura, katet përdhese të disa banesave nën ujë, strehat e ballkoneve që bien nga lartë. Kjo ishte situata pas stuhisë së shiut që përfshiu kryeqytetin.
Në një video amatore të dërguar në ‘BalkanWeb’, nga qytetari Miron Kotani, shihet se si era e fuqishme dhe breshëri ka arritur të ‘shkulë’ nga vendi strehën e një ballkoni në katin e pestë të një pallati, e cila ka rënë poshtë, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.
Ngjarja është regjistruar afër spitalit ‘Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 17:12 minuta të pasdites. Reshjet me intensitet bllokuan për disa orë lëvizjen normale në Tiranë, ku përveç prezencës së ujit, u rëndua edhe trafiku.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=XwdUHI5KD_w” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

