Tjetër aksident me vdekje. Humb jetën 72 vjeçari në Mamurras
Në superstradën Laç – Mamurras, tek kryqëzimi i Sanxhakut, ditën e sotme ka ndodhur një aksident automobilistik.
Qytetari A. K. ,duke drejtuar mjetin e tij me targa AA 573 KD ka përplasur qytetarin Hysen Mitku , 72 vjeç , banues në Sanxhak , i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta policore u bë i mundur kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

