Tjetër gomone me drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 700 kg kanabis në Itali

Një tjetër gomone e mbushur me kanabis është kapur në brigjet italiane. Sipas mediave italiane, gomonia dyshohet se ishte ngarkuar me drogë në Shqipëri dhe lënda narkotike kishte destinacion tregun italian.

‘Guardia di Financa’ e Salentos ka sekuestruar rreth 700 kilogramë kanabis sativa dhe ka vënë në pranga dy skafistë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave italiane, skafistët kishin tentuar të arratiseshin për t’i shpëtuar policisë, por nuk arritën të largoheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?