Tjetër grabitje karburanti në Krujë

Edhe pse Ministria e Brendshme ka dhënë zgjidhje për grabitjet që janë shtuar në pikat e karburanteve në vend, një tjetër biznes i tillë ka rënë pre e grabitjes gjatë paraditës së sotme.

Sipas unfiromave blu, ngjarja ka ndodhur në rrugën kombëtare Krujë- Krastë, rreth orës 01.10 të së hënës.

Kanë qenë tre persona të maskuar, ata të cilët me ndihmën e armëve kanë kërcënuar punonjësin e një karburanti ku i kanë marrë lekët e xhiros, rreth 10 mijë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, autorët janë larguar me një mjet tip Audi A3, ngjyrë gri e errët, me targë AA 771 JG. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?