Tjetër humbje jete nga Covid-19, dhe 130 raste aktive në mbarë vendin

Kur për shumë muaj Covid-19 ”u harrrua” në vend, por që në 24 orët e fundit ka një humbje jete.  Viktima është një 79-vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 81 testime, ndërsa është shënuar 1 rast i ri me Covid-19. 11 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi

Ju informojmë për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 81 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë Berat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 79 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,672 që nga fillimi i epidemisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?