Tjetër model dhune: S’kishte grua, i bie kunatës me shkop në kokë

Dhuna e burrave ndaj grave nuk ka të ndalur: Një rrahje e re është regjistruar sot në Velipojë, ku një 34-vjeçar që nuk kishte grua, ka rrahur kunatën e vet. Madje, e ka goditur me shkop në kokë.

Policia e Shkodrës njoftoi se ka parandalon përshkallzimin e krimit në familje duke arrestuar në flagrancë Arben Ndocin, 34 vjec, banues në Velipojë Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë kunatën e tij, bashkëshorten e vëllait, shtetasen S. N. 31 vjeçe, banuese në Velipojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?