Tjetër protestë në Tiranë: ”Jam student, jo statistikë”
Kuvendi është bllokuar nga qindra banorë të ”Astirit”, por në Tiranë po zhvillohet një tjetër protestë. Qindra studentë janë mbledhur fillimisht pranë Universitetit Politeknik, për të vazhduar më pas marshimin drejt Kryeministrisë nën sloganin kryesor ”Ulni tarifat, rritni buxhetin!”. Disa nga kërkesat kryesore të protestës së sotme janë: përgjysmimi i tarifave dhe rritja e investimeve publike në universitete, gjë që sjell biblioteka më të mira, oborre më të gjera, konvikte më të jetueshme etj. Protesta është paqësore dhe nuk janë shënuar incidente. ”Nuk kam para por dua të arsimohem”, “Ulni tarifat”, “Jam student, jo statistikë”, ishin disa prej pankartave që mbanin në duar.

KOHA JONË SONDAZH

