Tjetër protestë, romët tek Rama: Gjuha jonë në shkolla

Kryeministria ka ”miq” të paftuar pothuajse çdo ditë, me pankata dhe protesta. 8 prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve. Përfaqësues të këtij minoriteti dolën mesditën e të dielës përpara kryeministrisë të pakënaqur për ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, nga i cili ndihen të pambrojtur.

”Është shumë e vështirë për komunitetin romë që të gjejnë prova të diskriminimit. Kërkojmë përmirësimin e këtij ligji, bazuar në nevojat e identifikuara nga praktika e zbatimit të tij. Veçanërisht përmbysjen e barrës së provës dhe lënie e tij personit të paditur”, shprehet Manjola Veizi.

Në sheshin përpara Kryeministrisë dolën një numër i kufizuar aktivistësh, por mjaftueshëm sa për t’iu drejtuar qeverisë me kërkesa konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

”I kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të mundësojë nëpërmjet programeve të veçanta, kontroll të vazhdueshëm shëndetësor falas. Të zbatohet e drejta për gjuhën rome në shkollat fillore. Të sigurohen tekste shkollore falas”, tha Veizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?