Tjetër shkrim në “Kathimerini”: Baroni i drogës nga Saranda është K.B

Mediat greke vazhdojnë raportimet për organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Prestigjozja “Kathimerini” në një tjetër shkrim të sotëm për këtë çështje thotë se “koka” apo financuesi kryesor i kësaj organizate është një 44-vjeçar shqiptar me inicialet K.B, raporton Lapsi.al

Më tej gazeta shkruan se ky person ka mbështetje në qeverinë shqiptare, si dhe ka qenë i akuzuar më parë për trafik droge. “Kathimerini” shton në shkrim edhe akuzat e opozitës shqiptare në vitin 2014 kur ky person u emërua si drejtor i Transporteve në Saarandë.

Sipas këtyre raportimeve dyshimet shkojnë te Klemend Balili, për të cilin u raportua gjerësisht edhe sot në mediat shqiptare, si dhe u akuzua sërish nga Partia Demokratike.
Në shkrimin e “Kathimerini” theksohet se hetimet e autoritetetve greke u kryen në bashkëpunim me DEA-an, agjensinë amerikane në luftën kundër drogës. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet shqiptare, policia dhe prokuroria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?