Tjetër shpërthim në Bruksel, policia operacion anti-terror

Policia e Belgjikës është duke zhvilluar një operacion anti-terrorist në Bruksel, për të arrestuar persona që kanë lidhje me sulmet terroriste që ndodhën disa ditë më parë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë operacionit masiv të policisë është dëgjuar edhe një shpërthim.

Deri tani policia ka arrestuar një person. Nuk dihet nëse ka lidhje me sulmet terroriste. Operacioni është bërë në komunën e Brukselit, Schaerbeek.

SHKARKO APP