Tjetër shtet e fut Shqipërinë në zonën e kuqe, karantinë të detyrueshme

Një tjetër shtet e fut Shqipërinë në zonën e kuqe, pra në vendet me karantinë të detyrueshme nëse hyn në territorin e saj. Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit. Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria dhe Kosova, si vende me rrezikshmëri të lartë. Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë një listë me vendet me risk të lartë të Covid-19.

Për të hyrë në Zvicër nuk mjafton testi negativ i Covid-19, por duhet një karantinë 10-ditore dhe duhet njoftuar brenda 2 ditësh, mbërritja në kantonin përkatës, ose në të kundërt karantina do të jetë e plotë 2 javore. Në rast se personat në fjalë nuk karantinohen atëherë gjoba do të jetë 10 mijë franga. Mes vendeve për të cilat bëhet fjalë është Shqipëria dhe Kosova, që do të thotë se nga data 20 gusht, hyn në fuqi edhe regjimi i ri.

Ka një kusht tjetër në këtë karantinë, ajo nuk përfshin pasagjerët që kanë kaluar tranzit në vendet e publikuara në listë dhe nuk kanë qëndruar më shumë se 24 orë në vendet e rrezikuara, por nëse kanë qenë në 14 ditët e fundit në një nga vendet të cilat Zvicra i quan me risk të lartë të koronavirusit, atëherë qytetarët shkojnë në karantinë.

SHKARKO APP