Tjetër shtet lehtëson udhëtimet për shqiptarët, mjafton një test anti-covid
Aktualitet E Hënë, 12 Korrik 2021 18:59
Të gjithë pasagjerët shqiptarë që duan të shkojnë drejt Suedisë mund të udhëtojnë veç me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, thekson se mjafton vetëm pasaporta biometrike. Shumë shtete javët e fundit kanë lehtësuar kufizimet e hyrjes së shtetasve shqiptarë, që u vendosën nga marsi i vitit të kaluar, me fillimin e pandemisë.