Tjetër tërmet 5 ballë në Maqedoni, ndihet dhe në Tiranë

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njofton se rreth orës 15:20 në Maqedoninë e Veriut është regjistruar një lëkundje tërmeti 5 ballë.

Të dhënat e para tregojnë se epiqendra e tij ka qenë në Gostivar të Dibrës së Madhe. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri deri në Tiranë.

“Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 p,m sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut. Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës rihter”,- njofton Ministria e Mbrojtjes.

 

SHKARKO APP