Tjetër tragjedi në Gjermani, azilantes i mbytet djali 9­-vjeçar në pishinë

Një tjetër histori tragjike me protagonist azilantët shqiptarë vjen nga Gjermania.

Afërdita Nuhaj nga Fieri, ka humbur djalin e saj 9-­vjeçar.

Ai ka hyrë në një pishinëpër t’u larë, por është nxjerrë andej për gjendje kome.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 12 ditësh, vogëlushi ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por drama nuk përfundon këtu.

Tashmë mamaja e tij do të procedohet penalisht për vrasje nga pakujdesia.

“Është e tmerrshme ajo që po më ndodh mua. Shkova në Gjermani për të siguruar një jetë më të mirë për familjen time, por humba fëmijën tim. Autoritetet gjermane, në vend të hetojnë personat përgjegjës për vdekjen e djalit tim, më akuzojnë mua për vrasjen nga pakujdesia”, tha ajo .

Afërdita ka vetëm një muaj që ka shkuar në Gjermani, ndërsa kërkon ndihmë nga shteti shqiptar për situatën në të cilën ndodhet.

Vetëm një ditë më parë, një tjetër histori tragjike përfshiu azilantët shqiptarë në Gjermani. Një 23­vjeçare u shtyp nga treni, ndërkohë që edhe i fejuari i saj është në gjendje kritike për jetën. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?