Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbi 60 të humbur

Drejtuesit e UNHCR-së në Libi kanë denoncuar një tjetër tragjedi emigrantësh në det: 63 persona rezultojnë të humbur, pasi varka me të cilën po lundronin është përmbysur. Ndërkohë 41 persona të tjerë janë shpëtuar nga roja bregdetare në brigjet e Zëaras, raporton agjencia e OKB-së në profilin e saj në “Twitter”.

Incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Marinës Libiane, Ayob Amr Ghasem. “Ka pasur zbarkime të shumta dhe njëra nga ato ishte në gjendje kritike, – ka shpjeguar. – Sigurisht që ka të vdekur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?