Tjetër tragjedi në plazhet e vendit, 30-vjeçari nga Elbasani mbytet në Shëngjin

Një tjetër pushues është mbytur në det ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta.

Policia me anë të një njoftimi ka bërë më dije se  shtetasi me iniciale M.I rreth 30-vjeç është mbytur në afërsi të portit të Shëngjinit.

Njoftimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 16.07.2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur ” Skalierat” , është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë,  po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?