Tjetër vatër zjarri në jug të Shqipërisë, dalin jashtë kontrollit flakët në Këlcyrë
Zjarri pushton lartësitë e Ballabanit në Bashkinë Këlcyrë.
Deri më tani dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Sipas vlerësimit paraprak të shërbimit pyjor, janë djegur 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje.
Situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga forcat zjarrëfikëse.
Flakët agresive kanë avancuar shumë deri në zonën e Beratit. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur.