“T’ju japë vëllai një kafe të mirë dhe të iki?!” – Shoferi përfundon në pranga

Ky është një prej tre rasteve (shiko videon) të regjistruara këtë fundjavë ku drejtuesit e automjeteve të kapur me shkelje kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë rrugore.

Rezultati i këtyre rasteve ishte prangosja.

Shoferi:T’u japë vëllai një kafe të mirë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Polici: Urdhëro?

Swiss Digital Mobile Reklama

Shoferi:T’u japë vëllai një kafe të mirë, pa marrë në telefon.

Polici: Jo.Pse do të më japësh kafe?

Shoferi: Që të iki vëllai jot, mos të lodhesh më këtë punë.

Përveç këtyre tre shoferëve që ofruan në secilin prej rasteve nga 1000, 2000 dhe 3000 lekë për rrugorët për të mos u penalizur pasi ecnin të dehur në timon, u arrestuan dhe 12 drejtues të tjerë mjetesh për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Në total u vendosën 1200  gjoba dhe u pezulluan 66 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Rrugorët po vijojnë kontrollet në rrugët interurbane dhe urbane, ku fokusi është shpejtësia,  përdorimi i alkoolit  dhe  gjobat e pa paguara.

Ora News - "Tu japë vëllai një kafe të mirë dhe të iki?!"Shoferi përfundon në pranga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?