Tkurren fondet e investimit – Rënie për të tretin tremujor radhazi

Asetet e fondeve të investimit kanë rënë për të tretin tremujor radhazi gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera e aseteve neto në fund të shtatorit ishte 65.6 miliardë lekë, në rënie me 9.7% që nga fillimi i vitit.

Tregu po pëson rënie jo vetëm në volume, por edhe në numër anëtarësh. Në fund të qershorit, numri i anëtarëve ra në më pak se 29 mijë, nga 31 mijë që ishte në fund të vitit të kaluar.

Rënia e tregut i detyrohet një tendence reduktimi të përmasave të dy fondeve më të mëdha, që menaxhohen nga Raiffeisen Invest. Fondi në lekë, Raiffeisen Prestigj pësoi rënie të aseteve neto me 13%, ndërsa fondi në euro Raiffeisen Invest ra akoma më shumë me 21%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fondi më i ri Raiffeisen Vizion, ka arritur rreth 2.6 miliardë lekë aktive, por kjo nuk kompenson rënien e thellë të fondeve më të hershëm që administrohen nga banka e grupit vjenez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rritje është fondi i investimeve Credins Premium, që i ka zgjeruar asetet me 67% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, pjesa e tregut e fondit kryesor konkurrent të Raiffeisen ngelet ende mjaft e ulët, me 2.3% të aktiveve neto të tregut.

Këtë vit ka nisur aktivitetin edhe fondi i investimeve Top Invest, por pjesa e tregut të fondit më të ri për momentin është e papërfillshme.

Megjithëse në dy vitet e fundit në treg kanë hyrë aktorë të rinj, tregu i fondeve të investimit duket në një cikël rënës. Kjo mund të lidhet me një shtrëngim të kufirit rregullator, por ndoshta edhe me një lloj maturimi të tregut dhe me mungesën e alternativave të investimit.

Këto fonde investojnë kryesisht në obligacione dhe bono të qeverisë shqiptare. Për të mbështetur rritjen e mëtejshme, tregu ka nevojë për instrumente të reja dhe potencialet janë të mëdha, sidomos për obligacionet e korporatave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?