Tkurret Kuvendi, PS përzë ”kolegët” demokratë. Qytetarët po mbesin ”pa zë”

Qytetarët shqiptarë, zërin e vetëm kundër qeverisë ”Rama 3” e kanë në Kuvend, por nga aty deputetët po përjashtohen çdo herë e më shumë. Komisioni i Etikës, këtë të mërkurë me kërkesë të PS-së ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë 8 deputetë të opozitës, me një afat 10 ditor. Ky vendimin erdhi pasi në seancën e kaluar, këta deputetë bllokuan foltoren dhe shkaktuan kaos gjatë seancës plenare.

Deputetët e përjashtuar janë: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati. Në këtë kërkesë nga PS, depozituar në Kryesinë e Kuvendit, thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën.

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha për mediat se është shkelur rregullorja pas në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edi Rama po tenton të fikë zërin e qytetarëve sepse zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve. Rregullorja e Kuvendit në nenin 35 e ka përcaktuar qartë se mbledhjet komisioneve bëhen të hapura dhe ju e përjetoni këtë lloj censure”. A po rrëmben PS-ja edhe rolin e opozitës? Veprimet në këtë rrugë kalojnë, ku qeveria dhe maxhoranca nuk dëshiron debat me çështjen që prekin qeverinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?