12 viktima pas stuhive të shirave në Itali

Ka ditë që Italia është përfshirë nga rrebeshe e stuhitë. Vetëm në Palermo natën e së dielës (04.11), u nxorrën 9 viktima nga një shtëpi. Banorët ishin gjetur në befasi nga ujërat.   

Në natën e së dielës (04.11.) në një „ndërhyrje dramatike”, zhytësit nxorrën nëntë kufoma nga një shtëpi e përmbytur në ishull, bëri të ditur qendra e zjarrfikësve në twitter- Fatkeqësia ndodhi në afërsi të Palermos, në Casteldaccia. Niveli i lumit u rrit me shpejtësi pas shirave të rrëmbyer, siç kanë njoftuar mediat italiane. Ndër viktimat ishin edhe dy fëmijë dhe një 15 vjeçare. „Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur”, tha kryetari i bashkisë së Casteldaccias, Giovvani di Giancinto, për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.

Italien Unwetter (Getty Images/AFP/M. Medina)

„Pamje apokaliptike”

Ndërsa në provincën Agrigent humbën jetën dy italianë që jetonin në Gjermani. Edhe një person tjetër u nxorr i vdekur nga makina e tij, bënë të ditur forcat e shpëtimit.

E gjithë Italia vuan, u shpreh kreu i emergjencës civile italiane, Angelo Borrelo. Por situata më dramatike është në Venecia. „Shohim skena apokaliptike”, tha Borelli.

Italien Unwetter Sturm Flut (Getty Images/M. Bertorello)

Era me shpejtësi 180 km në orë ka shkretuar pyjet, edhe rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në shumë rajone mungon drita dhe uji. Të dielën ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini viziton rajonin e Venecias.

SHKARKO APP